Luizi pasi dëgjon këngën e Butrintit: Pa pikë lidhje hiç!

6 muaj më parë

Në shtëpinë e BB VIP është vendosur kënga e Butrint Imerit. Tekstin e këngës në fjalë, Lorenc Hasrama nisi që t’ia shpjegonte Krist Aliajt, por e ndërpreu Luiz Ejlli, i cili i kthehet: “Mos ma thuaj më se u preka”.

Kjo nuk i ka pëlqyer këngëtarit shkodran Luiz Ejlli i cili e konsideroi këngën e Butrintit si një tekst pa lidhje.

Këngëtari më pas i drejtohet Bledi Manes duke e pyetur: “Si e shpjegon këtë trendin e teksteve pa kuptim, pa pikë lidhje hiç?”.

“Këtu ne duam ti bëjmë të gjitha. Për këngët e tua sa vetë angazhoheshin?”, pyet Bledi Luizin, i cili i përgjigjet: “Sa të duash”.
“Këtu bën orkestrimin, tekstin, muzikën”, shton Mane.

Të ngjashme