Showbiz
Luizi kërcënon Oltën: Po qëndrova të dielën ti do pendohesh që ke hyrë në shtëpi!
5 muaj më parë


Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes aktores, Olta Gixhari dhe këngëtarit Luiz Ejlli. Këngëtari tha se Olta e ka frikë pasi e di çfarë e pret, referuar lojës në “BBV” dhe se nëse ai qëndron këtë javë në program Olta do të pendohej për qëndrimin e saj në këtë reality show. Nga ana tjetër Olta gjykoi mënyrën se si Luizi flet apo edhe se si ha ushqim Luizi, duke e akuzuar se “e ka pështyrë teksa po hante.”
Në këtë moment ndërhyn dhe Kiara Tito, e cila ndodhej së bashku me banorët kur ndodhi debati duke i dhënë të drejtë Oltës, në aludimin e saj se Luizi e ka “pështyrë me qëllim” kur po hante.
Banorë të tjerë të pranishëm, konkretisht Efi u shpreh se kjo është mënyra e Luizit dhe nuk ka qenë e qëllimshme.