Luizi flet më shumë seç duhet për lojën siameze që e quan “të detyruar”

7 muaj më parë

Loja me bluze ka mbaruar me sukses nga banorët të ndarë në çifte dhe të detyruar të bashkëjetojnë brenda së njëjtes bluze.

Padyshim që çifti Luiz-Olta ishte fenomeni i internetit pasi kudo qarkulluan video dhe momente të tyre,aq sa edhe pjesa më e madhe e mesazheve vinin për dyshen ‘armike’ që në sytë e publikut kishin shumë kimi sëbashku.

Por kjo nuk ishte kafshatë e lehtë për Kiarën e cila u kap edhe njëherë me Luizin duke i drejtuar gishtin se ai është fajtor pse në publik sjella e saj nuk është pëlqyer.

Ndaj dhe ky i fundit në një bisedë në oborr u shpreh:”Kur  kam qenë unë në pikën më të dobët më ke futur këmbën në fyt me më zhyt më poshtë,bashkë me Amosin dhe Dean.
Këto filmat, hi syve mund ti hedhësh njerëzve e publikut se unë e du e unë ashtu.
Si unë si ti nuk kishim b*thë me heq bluzën se na erdhi kush na erdhi dhe na dha urdhër të prerë që nuk hiqet bluza.
Unë e kisha hequr në sekonda atë bluzë se nuk të duroj afër si nuk më duron edhe ti.
Kiara flet me zemër, unë flas me tru”

Olta ndërkohë mundohej ti bënte shenja se nuk duhej të fliste më rreth kësaj çështjeje.

Të ngjashme