Showbiz
Luizi e ka këngëtaren e preferuar por ajo refuzon një bashkëpunim me të
2 muaj më parë


Luiz Ejlli po shijon ditët e tij të famës dhe i është rikthyer muzikës të cilën e la pas për shumë vite.
Shtëpia e BBVIP i dha patjetër dorën që i mungonte dhe brenda atyre mureve ai tregonte se donte të bënte sërisht muzikë dhe përmendi disa nga emrat e preferuar në estradën shqiptare.
Një nga këto emra ka qënë edhe Aurela Gaçe dhe kjo e fundit është pyetur nëse është e hapur për një bashkëpunim me Shkodranin.
Por,në “Pushime On Top”,Aurela tha:
“Luizi kur ka qenë brenda më ka përmendur si një nga artistet e preferuara dhe kjo është gjë e mirë që brezat më të vonë se ti të duan dhe respektojnë për punën. Luizi e ka arritur atë që çdokush që hyn në Big Brother do të donte është tani në majat e tij.
Edhe unë i kam arritur me kohë qëllimet e mia prandaj them që bashkëpunimet më të mira vijnë pasi ta kesh kaluar famën atë momentin “wow” bëhen për hobi pastaj për t’i dhënë vetes dhe publikut që të ndjek kënaqësi.
Kështu që Luiz më vonë kur ta kesh shijuar karrierën unë këtu do jem edhe pas 20 vjetësh”