Showbiz
Luizi dhe Kristi në sytë e Robert Aliaj…
6 muaj më parë


Luizi, Kristi apo Armaldo kush del të shtunën nga shtëpia e e Big Brother?! Është kjo një pyetje që mundon shqiptarët dhe sipas Robert Aliajt shtëpinë e Big Brother do ta lë?!….
“Kristi nuk del sepse është një profil shumë i veçantë aty. Del Maestro sepse nuk ka një luftë të argumentuar ose diçka. Ka vetëm përballje episodike. Nuk ka profil”- tha ai në një intervistë për “Shqipëria Live”
Përsa i përket dyshes Luizi dhe Kristi ai u shpreh se kanë kimi bashkë dhe i pëlqen kur ata debatojnë.
“Luizi me Kristin kanë një lloj kimie bashkë. Më pëlqen kur debatojnë. Janë të përmbajtur, nuk ofendohen. Kristi është një djalë që principet e besnikërisë, burrërisë dhe nderit i ka shumë shqiptare. Unë e kuptoj lojën e Luizit, ata janë aty për të eleminuar njëri-tjetrin”, tha Roberti…