Luiz Ejlli lë shtëpinë për ekzaminime mjeksore. Historia e sëmundjes tentativë për t’ju dhimbsur Kiarës

3 javë më parë

Pas deklaratave se vuan nga tumori, Luiz Ejlli ka dalë nga shtëpia e Big Brother për të bërë disa ekzaminime më të hollësishme për shëndetin e tij. Por kjo situatë duket se ka shqetësuar të gjithë banorët e Big Brother. Disa e kanë mbështetur Luizin, ndërsa pjesa tjetër ka kërkuar që ai të bëjë pastjetër ekzaminime.

Në një rrëfim me Arbanën, Luisi ishte i pavendosur për deklaratat e tij. Ai tha fillimisht se historia që ai i ka treguar Kiarës na qënkërsh për një mikun e tij. Ndërsa më pas tha se kishte patur shenja si të shokut, prandaj dhe produksioni e nisi menjëherë për në “Qendrën Spitalore Nënë Tereza”.

Tani jemi në pritje të përgjigjeve të analizave mjekësore për të kuptuar nëse Luizi është mirë me shëndet ose jo.

 

Të ngjashme