Showbiz
Luiz Ejlli hipën në podiumin e Drejtorisë së Policisë dhe deklaron:
5 Dhjetor, 2023 | 6:31 pm
Luiz Ejllit, i kanë mbyllur sërish profilin e tij në rrjetin social, “Instagram”. Ai ka kallëzuar rastin në sektorin e krimit kibernetik.
Për të dhënë lajmin ai ka realizuar videon i hipur në podiumin në Drejtorinë e Policisë; “Jam te drejtoria e policisë për të bërë kallëzimin, sepse është një rast që po përsëritet dhe dikush e bën për inat”, ka thënë Luiz Ejlli.
Mbrëmjen e djeshme, Luizi lajmëroi fansat përmes një postimi në “Instagram”-in e partneres së tij, Kiara Tito” se kishte probleme me profilin e tij. “Mu mbyll Instagram-i prapë se është bërë rrugë tani, por më thanë që do e rregullojnë nesër në mëngjes, direkt sa të zgjohen këta të Acromax. Kështu që deri në mëngjes nuk kam Instagram. Po mos u shqetësoni se kam të gruas”, tha Luizi në një video të postuar në “Instastory”-n e Kiarës.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm këngëtari bëri një postim ku tregonte se i ishte rikthyer “Instagram”-i.