Kryefjala Logo

Luiz Ejlli akuzon Adi Krastën: Lekët e fitores së “Etheve” nuk i mora kurrë . Me ato u blenë fuoristrada nga produksioni këtij spektakli.

17 Janar, 2023 | 4:39 pm

Si rrallë herë ose me saktë për të parën herë,Luiz Ejlli është ulur dhe ka folur për jetën e tij.
Pa debat,pa ironi,vetëm pak shaka dhe shumë kujtime nga e shkuara.

Gjatë rrëfimit nuk kishte si të mos e cekte atë pjesë të jetës që kaloi tek të famshmet “Ethet e së Premtes” me Adi Krastës ku edhe u shpall fitues i një edicioni.

Mes emocioneve se si u shpall fitues,Luizi pyetet në mori ndonjë çmim dhe ai tha se çmimi i parë merrte 10.000 euro,një udhëtim çift në Antalia dhe 3 muaj në Cambrige.
Çfarë mori ai?
Asgjë!
Blenë makina e fuoristrada Adi me shokë thotë ndër të tjera këngëtari.
A do të ketë një reagim nga Krasta?

Të ngjashme