Showbiz
“Lugina e Djalit”, një film horror në Shqipëri, producenti Ergys Keta tregon për herë të parë detajet
12 Nëntor, 2021 | 4:30 pm
Pak ditë më parë produceni Ergys Keta ka lançuar trailerin e filmit të tij të parë “Lugina e Djalit”. I cili është edhe filmi i parë i zhanerit horrorr në Shqipëri.
Ditën e djeshme, producenti Ergys Keta, regjisori Edi Gjerani dhe aktorja Enxhi Haxhiu kanë qenë të ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, ku producenti ka zbuluar disa prej detajeve të para dhe ka sqaruar idenë fillestare. Ergys Keta ka thënë se fillimisht ishte ndikuar nga faktin që në Shqipëri nuk ishte realizuar asnjë film i mirfilltë në zhanerin horror.
“Së bashku me shokun tim po shkruanim diçka, u prezantova me Edin dhe ai pasqyroi gjithëçka nga fillimi në fund me skenarin dhe regjinë. Kurse ideja ka qenë e imja nga fillimi në fund”- ka treguar Keta.
Në filmin “Lugina e Djalit” kryqëzohet e shkuara me të tashmen dhe flitet për një grup të rinjsh të cilët nisen në një kamping.Por asgjë nuk shkoi siç e kishin menduar! Rrugës ata hasen me një vajzë të vogël, e cila është lidhja me “të keqen e dikurshme”. Takimi me vajzën ndryshon rrjedhën e gjithçkaje dhe argëtimi kthehet në ankth e frikë… Në të gjithë kasaphanën e krijuar vetëm disa prej të rinjëve arritën ti shpëtonin këtij kryqëzimi.
Një ndër rolet kryesore i është besuar aktorit të madh Bujar Asqeriu, por dhe vet Ergysi përveç se producent ka vendosur të jetë edhe aktor kryesor, por shoqërohet edhe nga aktorë të tjerë të rinj që duket se u ka dhënë një mundësi mjaft të madhe duke u hapur dyert e karrierës. Ai ka zbuluar për rolin e tij se lidhet tepër me karakterin dhe ka të bëjë pikërisht me artet marciale.
“Si Ergys jam futur në rol, jo si Toni”-shprehet producenti Keta, duke treguar se ka qenë plotësisht vetvetja.
Por sigurisht që realizimi i filmit “Lugina e Djalit” ka patur vështirësi të mëdha në terren.
“Kemi xhiruar në borë, në -2 gradë, pa zjarr. Nga dëshira e madhe për të bërë diçka ndryshe kemi sakrifikuar shumë. Kemi vuajtur por ka dalë diçka shumë e bukur”.- ka thënë producenti.
Një detaj interesant që ka zbuluar Ergysi është fakti se ai ka marrë përsipër i vetëm financimin e të gjithë filmit, i cili pritet që të publikohet para fundvitit. Jeni kurioz të dini si përfundon filmi? Epo për këtë duhet të prisni ta shihni në kinema!
E pra, duke parë trailerin dhe nga detajet që vetë producenti ka zbuluar është e sigurt që gjithë sytë e veshët janë drejt tij dhe filmit të parë horror në Shqipëri, “Lugina e Djalit”.