Showbiz
“Luftë brenda familjes” Përplasen BBVK dhe BBVA
15 Janar, 2024 | 9:04 am
BBVA3 nisi maratonën e saj dhe audienca ka qenë e lartë ndaj Top Channel ka publikuar një artikull ku shkruan që përmes një studimi është zbuluar se “BBVA” po arrin një sukses të madh duke lënë në hije “BBVK”.
TCH: Në një studim të fundit të kryer nga Terra Marketing, një agjenci e specializuar në marketing dhe analiza të të dhënave, është zbuluar një tendencë e re dhe tërheqëse në tregun e medias televizive në Kosovë: “Big Brother Albania” po arrin tashmë suksese të mëdha në tërheqjen e audiencës kosovare, duke lënë në hije edicionin lokal, “Big Brother Kosova”.
Sigurisht pak shkrimit të TOP Channel, ka reaguar edhe gazetari Diamant Bajra i cili shprehet se ato që ka thënë Top Channel nuk janë të vërteta pasi “BBVK” ka patur audiencë shumë më të lartë së “BBVA”.
Diamant Bajra: Top Channel duke ju referuar dhjetra kërkimeve në platformen Google paska pretenduar se ka thyer rekorde me tërheqje të audiencës nga Kosova. Pra kanë marrë për bazë minimumin e audiencës nga orientohet për BB për të paraqitur si sukses. Mos ashtu se po dilni keq!