Showbiz
Luana Vjollca u akuzua për blerje klikimesh të “Zemër Luana”, por ja si qendron e vërteta!
3 muaj më parë


Lart e posht po flitet se klikimet në emisionin e Luana Vjollcës, “Zemër Luana” janë blerë. Por e vërteta duket se qendron ndryshe dhe këtë sapo e ka vërtetuar edhe kompania “Acromax”.
Ndonse prej disa kohësh drejtuesit e “Acromax” kanë demaskuar personazhet që blejnë klikime, në rastin e Luanës tregojnë të kundërtën.
Arkiva news shkruan se “Acromax” i hedh poshtë të gjitha këto dyshime duke analizuar statistikat ku vërtetohet se shikueshmëria është e vërtetë.
Kompania “Acromax Media” konstatoi se në tre ditët e para emisioni arriti 800 mijë shikime në platformën YouTube ku vendin e parë të shikueshmërisë e dominon Shqipëria me 230 mijë shikime, në vendin e dytë Gjermania me 79 mijë, më pas vijon Italia me 78 mijë, Maqedonia e Veriut me 53 mijë, Britania e Madhe me 32 mijë, dhe më pas vijnë shtetet e tilla si: Greqia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Austria, Suedia, Belgjika, Kanadaja, Sllovenia, Serbia, Mali i Zi etj.
Gjithashtu ka pasur edhe 48 klikime nga India.
Më shumë se gjysma e klikimeve, të cilët kanë kërkuar emisionin në platformën e YouTube kanë qëndruar plotë 2 orë pa ndalesë duke e parë atë.
Rikujtojmë se tre ditë pas transmetimit “Zemër Luana” arriti rekordin prej 1 milion klikimesh.