Kryefjala Logo

Luana Vjollca nuk i shpëton fotografëve të Getty Images në Miami

6 Dhjetor, 2024 | 5:24 pm

Luana Vjollca ka qenë e ftuara speciale në një nga eventet më prestigjioze të vitit, Art Basel Miami. Ajo u bë pjesë e këtij spektakli  duke sfiluar për një nga brendet më të njohura ndërkombëtare, një emër i fuqishëm në botën e modës, me rrënjë shqiptare.

Veshja e Luanës ishte një kryevepër artistike, që pasqyroi shumë guxim nga moderatorja.

Momentet e saj të paharrueshme janë tashmë të dokumentuara nga Getty Images, ku fotot e publikuara në Instagram kanë bërë xhiron e rrjetit.

Getty Images është një ndër kompanitë më të mëdha fotografike, ku realizon foto mjaft të veçanta me personazhe të njohur ndërkombëtarë.

Luana Vjollca ka spikatur në fusha të ndryshme, duket se tashmë edhe në pasarela në Miami ka tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe jo vetëm.

Të ngjashme