Showbiz
Luana Vjollca flet per here te pare per largimin nga Top Channel: Nuk e paskam dit’ sa shume qenkemi dasht’!
28 Shtator, 2021 | 12:20 pm
Prej disa kohesh eshte aluduar se Luana Vjollca eshte larguar nga Top Channel. E mesa duket ka ardhur momenti qe te reagone vete autorja dhe moderatorja kundrejt ketyre lajmeve. Mbremjen e djeshme ajo ka bere disa story ku lajmeronte se do te jepte nje shpjegim per te gjithe fansat, e mesa duket momenti erdhi.
Pak me pare ajo ka publikuar nje shkrim detajues ku shpjegon se nuk do te jete me ne logon e Top Channel dhe do te fokusohet ne projekte personale.
Mes fotove prej vitesh ne ekranin e Top Channel, Luana ka shkruajtur:
“Arritja më e madhe në këtë profesion qënka kur njerëzit ti marrë malli për ty në ekran – aq shumë sa të merr ty malli për duartrokitjet e tyre!
Ndjej për detyrim të ndaj me ju publiku im, ju që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim televiziv, ju që më keni komplimentuar, kritikuar, dashur e urryer… secili prej jush ka kontribuar në formimin tim artistik
Duke e marrë këtë konfirmim kaq të madh që iu kam në krahë në cdo hap më ka lehtësuar peshën e mendimeve ndoshta edhe pa dëshirën e plotë, por për shkak të rrethanave dhe arsyeve madhore, për të cilat nuk do të doja të flisja, ashtu sic kam zgjedhur përherë..
Nga ky sezon nuk gjendem në logon e Top Channel (i cili, do të mbetet përherë shtëpia ime, ku u rrita dhe u zhvillova për 15 vite). Prandaj, si rrjedhojë, këtë sezon të shtunën mbrëma nuk do ta ndajmë bashkë duke luajtur, qeshur e argëtuar me “Shiko Kush Luan”.
Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithcka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort që të shërbejë si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar cdo sfidë të jetës.
Mirëpo assesi nuk do t’ju lë në baltë, ashtu sic e di që ju s’do të më linit kurrë mua. Paralelisht jam duke punuar për të qenë sa më shpejtë afër jush me programe argëtuese, cdo të shtunave mbrëma, sepse tradita jonë mund të vonojë por nuk do të mungojë, PREMTOJ!”