Showbiz
Luana sapo përloti nënën e saj: “Mos qaj ma”…
18 Qershor, 2022 | 1:48 pm
Luana Vjollca ka publikuar projektin e saj “A me ra” të cilën ja ka kushtuar sakrificave të nënës së saj, e cila i ka rritur e vetme Luanën dhe tre motrat e saj kur babai i motrave Vjollca u nda nga jeta.
”Njeriu i jetës sime je ti mam, copëz shpirti ky rrëfim”, shkruan Luana në rrjetet sociale. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i nënës së saj për këtë këtë projekt që ajo i ka kushtuar.
“Është e padiskutueshme që meritonit më shumë, ma shpërblyet,kaluat bindshëm pritshmëritë e mia”, shkruan nëna e Luanës në Instagram duke e falenderuar me zemër vogëlushen e saj.