Kryefjala Logo

Luana ka një kërcënim serioz për fansat…

1 Prill, 2023 | 9:09 am

Kënga e saj “Zemrën ta vodha” u bë virale pa u publikuar ende e plotë. Andaj Luana Vjollca ua kishte fansave një lloj “detyrimi moral” videon e saj. Me tu publikuar në YouTube dhe në më pak se 48 orë video është shpërndarë e klikuar mbi 500 mijë herë, ç’ka do të thotë se kjo këngë është kthyer në refrenin e shqiptarëve.

Por një postim i orëve të vona nga Lui na është dukur paksa i çuditshëm dhe me nota kërcënuese. Ajo shkruan se të gjithë ata që se kanë parë ende këngën do bënin mirë ta shihnin se ajo ka ndërmend ta fshi.

Ose kjo është shaka ose ndonjë formë marketingu nga ana e saj që kënga të vijojë të klikohet. Dhe Luana është mjeshtre në fushën e marketingut…

CB8F5154 2500 459A B0FA 04774F2F0CBE

Të ngjashme