Kryefjala Logo

Luana i ruajti sekretin e shtatzënisë! Fifi e falenderon publikisht

26 Mars, 2023 | 7:20 am

Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi po presin të bëhen prindër të një djali.

Ndonëse artistja për publikun e ka zbuluar shumë kohë më vonë, lajmin e ëmbël e dinin njerëz të saj të afërt, siç është Luana Vjollca.

Luana pati Fifin të ftuar në “Zemër Luana” muaj më parë kur nuk dihej asgjë për shtatzëninë.

Por ndonëse ishte një lajm bombastik Luana nuk ia zbuloi dhe për këtë Fifi e ka falenderuar publikisht.

Figi hodhi një foto të vjetër nga pjesëmarrja në emision dhe ka qenë Luana që i ka komentuar për të marrë një falenderim publik.

“Fëmija është i shenjtë, nuk do e përdorja kurrë për “një lajm” më shumë”, ka thënë Luana.

DD6442DE D86A 44E0 A46D C4156F9551AA

Të ngjashme