Kryefjala Logo

“Love Story” kundër “Për’puthen”. Shihemi në gjyq.

5 Tetor, 2021 | 7:29 pm

TV Klan dhe Top Channel janë dy kanalet televizive që prej vitesh rivalizojnë njëra-tjetrën në “luftën e produksioneve”. Është konfirmuar  për një konflikti ligjor që ka lindur mes dy emisioneve të këtyre kanaleve. Bëhet fjalë për dy formate të ngjashme: “Love Story” në RTV Klan dhe “Për’puthen” në Top Channel.

Burime për Kryefjala.com bënë të ditur se “molla e sherrit” ishte një prej konkurentëve aktual të Përputhen që më parë ka firmosur kontratën për të qenë pjesë e “Love Story”. Kjo prishje kontrate po drejton përplasjen e produksioneve drejt hedhjes në gjyq.

Bruno Shemsho është marrë fillimisht nga Vera Grabocka për të qënë në krye të formatit të saj ku një mashkull vendose përballë disa zgjedhjeve, por Për’puthen ka mundur të marrë modelin 26 vjecar në formatin e tyre.

Emisoni “Love Story” do të transmetohet cdo ditë në ekranin e TV Klan me takime dhe surpriza të reja për të dytin vit rradhazi. Struktura do të mbetet e njëjtë teksa pozicionin e moderators do ta mbajë përsëri Alketa Vejsiu./ Kryefjala.com

 

Të ngjashme