Showbiz
Lorik Cana në mbrojtje të Rita Orës pas kryqëzimit nga fansat!
29 Gusht, 2023 | 9:21 am
Rita Ora ka qenë në qendrën e vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, pasi mbajti në skenën e një festivali të rëndësishëm në Hungari, flamurin serb.
Ajo sqaroi se situata ishte krijuar pa qëllim, duke qenë se nuk e kishte vënë re se cfarë flamuri i kishin dhënë kur po performonte, megjithatë për shumë njerëz në rrjet, veprimi i saj ishte i pajustifikueshëm, duke marrë parasysh historinë, teksa u “kryqëzua” nga ndjekësit.
Nga ana tjetër, të shumtë kanë qenë edhe ata që i kanë dalë në mbrojtje, nisur nga puna që Rita bën prej vitesh si ambasadore e Kosovës dhe një prej tyre duket se është edhe kapiteni legjendar i përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana.
Futbollisti shumë i dashur nga të dyja anët e kufirit, ka postuar një foto në rrjetet sociale të Ritës, nga fëmijëria e këngëtares, ku kjo e fundit duket e veshur me veshjen tradicionale shqiptare. Veprimi i Canës jo vetëm tregon mbështetjen ndaj artistes, pavarësisht asaj që shumë e kanë konsideruar si gabim, ndërsa po ashtu do të tregojë se si Rita dhe familja e saj i ruajnë prej vitesh vlerat dhe traditat tona, pavarësisht se kanë emigruar herët dhe kanë arritur nivele të paprekura më parë nga këngëtarët shqiptarë.