Lori Hoxha nuk ja bën dot pa Arbanën. Rifilloi dërgimi i luleve dhe zemrave të ndërprera për ca kohë.

1 muaj më parë

The show must go on dhe duke qenë se mbrëmjen e nesërme fillon Big Brother VIP 2, Lori Hoxha e ka ulur hundën dhe ka ëmbëlsuar sjelljet me Arbana Osmanin. Dikur postoheshin vetëm lule dhe ëmbëlsira që papritur u ndërprenë mes pronarëve të Top Channel dhe vartëses së tyre Arbana Osmani, por diçka ndodhi dhe këto story me lajle lule u ndërprenë.

Nuk dihet nëse ka qenë vërtetë si u përfol shkak prezantimi i Arbanës në Festivalin e RTSH-së por nga koridore të këtij televizioni diskutohej se mes tyre kishte rënë një tis akulli që duket se po shkrihet. Duket se Lori e ka kuptuar që Arbana është shumë e rëndësishme dhe lojën e komandon ajo, ndaj ka bërë një hap prapa të paktën publikisht në rrjetet sociale. Ndryshe nga e motra Sara Hoxha ka ruajtur një raport konstant me prezantuesen.

Mesazhi i Lorit per Arbanen shkruan; “Faleminderit për suportin dhe fatin e mirë për aventurën tonë të ardhshme nesër. Mezi po presim. Të dua Arbana”.

Të ngjashme