Showbiz
Lori Hoxha feston ditëlindjen, Sara e uron me foton më speciale!
3 muaj më parë


Ditën e sotme trashëgimtarja e Top Channel feston ditëlindjen. E motra, Sara Hoxha ka zgjedhur ta urojë me foton më të ëmbël.
Sara ka publikuar foton e Lorit me mbesën e saj të porsalindur Ryua e përbri shkruan: “Vajzat e mia të preferuara. Gëzuar ditëlindjen L! Në çdo hap kemi mbajtur dorën e njëra tjetrës gjithë jetën, sot jam krenare të them se nuk të duhet më dora ime. Edhe pse shtigjet tona kanë qenë të ndryshme, ne kemi qenë drejtueset e njëra tjetrës. Vazhdo dhe tregoji botës se çfarë je e aftë të bësh.
Ndonse lidhja mes Sarës dhe Lorit ka qenë gjithmonë e veçantë. I urojmë Lorit gëzuar ditëlindjen!