Kryefjala Logo

Lori dhe Romeo bashkë bëjnë namin!

2 vite më parë

Pa i lëvizur asnjë meritë Instagramit edhe TikTok-u po merr fuqinë e vet në treg jo vetëm në botë por edhe këtu në Shqipëri .

Personazhet e BB VIP kanë qënë të super postuar dhe të ndjekur në këtë rrjet social por jo vetëm ata.

Miliona klikime dhe hashtagë kanë mbledhur edhe personazhe që nuk ishin pjesë e lojës së BB VIP por thjesht afër këtij produksioni, si dy emrat që kemi analizuar,producentja Lori Hoxha dhe vëllai i njërit nga protagonistët e këtij spektakli,aktori Romeo Veshaj.

Nuk bëjmë dot llogari se sa do të ishte numri i klikimeve dhe i hashtagëve në Tik Tok sikur të ishin Lori dhe Romeo brenda në BB VIP si konkurentë, por edhe “afër” shtëpisë më të përgjuar në televizion, Romeo ka mbledhur 125,5 milionë shikime ndërsa Lori 11.3 milione.

Populli i Tik Tok-ut i ka klikuar në masë këto dy personazhe sikur të ishin protagonistë të reality show, kur në fakt njëra ishte producente dhe tjetri “spektaktori” më i zjarrtë i vëllait të tij.

Virale dhe ende mbledh kureshtje dhe klikime njëra nga videot e festës post BB VIP kur të gjithë kërcejnë me njëri tjetrin dhe Lori që me sy kontrollon situatën e festës dhe mesa komentohet nga ndjekësit që Big Brother VIP i dhanë shikueshmeri dhe famë, edhe të Romeos.

Megjithatë shikimi i Lorit kundrejt Romeos duket se është parë me një sy tjetër nga fansat. Fansat e tyre kanë venë në sfond një nga këngët më romantike të Elgit Dodës (TL). Mos ndoshta fansat duan ti shohin bashkë Lorin dhe Romeon, ose me saktë shefen dhe punonjësin më të ri të Top-Channel?!

DD57B87B 034A 4113 B637 B813C87C6868

860E101B FD93 4833 893E EB0B9E8C4A58

3E141305 5220 4990 9654 46346046481C

Të ngjashme