Lorenci thumbon Kristin për Keisin: E pati por nuk diti ta mbante!

6 muaj më parë

Ftohja mes Keisit dhe Kristit u vu re pas hyrjes së Lorenc Hasramës në shtëpinë e Big Brother. Dyshja shihen shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit në shtëpi, ndonjëherë edhe duke u ngacmuar me fjalë ose përkëdhelje.

Kështu ndodhi edhe së fundmi, ku në këtë mes u përfshi edhe Kristi. Ishte Jori ajo që e pyeti Kristin nëse është xheloz për Lorencin dhe përgjigja e tij ishte e prerë: “fare”.

Edhe në media u përfol për një histori dashurie mes Keisit dhe Lorencit jashtë BB, por le të shohim se çdo të ndodhë më çiftin në vijim.

Të ngjashme