Kryefjala Logo

Loredana kundër Balenciagës, shihni gjestin e fundit që bëri artistja shqiptare…

1 Dhjetor, 2022 | 2:27 pm

Shtëpia e modës Balenciaga publikoi disa foto fëmijësh të vegjël që pozonin me çanta në formë arushë pellushi në duar, gjë së solli shumë reagime negative në rrjetet sociale.

Madje personazhe si Kim Kardashian, Bella Hadid, Dua Lipa, etj që kanë bashkëpunime me Balenciaga-n, u përballën me akuza nga ndjekësit e tyre, për mos-reagimin ndaj brandit botëror dhe pas disa ditësh heshtje ata reaguan karshi saj.

Por sot një tjetër personazh i njohur shqiptar, reperja Loredana ka reaguar në lidhje me skandalin e shtëpisë luksoze të modës. Ajo ka ndarë një video nga videoklipi i saj muzikor ku shihet e veshur me Balenciaga, por në pamjet e postuara duket se reperja ka “fshirë” emrin e markës, duke bërë që ajo mos të duket.

Edhe Dua Lipa në koncertin e saj të fundit në Tiranë refuzoi të vishej me Balenciaga por zgjodhi të vishej vetëm me Mugler në mbyllje të turit të saj, “Future Nostalgia”.

0530042D 518D 41D2 8FEB C3CAE2379DA4

Të ngjashme