Kryefjala Logo

Loredana harron Mozikun, afër Noizyt në Durrës. Zbulohet projekti

1 Qershor, 2022 | 4:39 pm

Noizy,reperi i njohur shqiptar dhe Loredana,reperja e famshme shqiptare shumë e njohur në Gjermani,kanë bashkuar forcat dhe po sjellin një këngë sëbashku.

Pak ditë më parë ishte Loredana ajo që postoi në Instagram disa foto nga qyteti i Durrësit,duke treguar gjithë bukuritë që ky qytet ka për të ofruar.

Hotele shumë të mira,ushqimet dhe perëndimi i mrekullueshëm.
Reperja nuk ka harruar të postojë asgjë nga këto cilësi dhe madje ka shkruar edhe vendndodhjen e saj,pra Durrës.

E meqënëse Loredana numëron 3.1 milion ndjekës në Instagram është sigurisht reklamë shumë e mirë për qytetin e Durrësit.

Në TikTok po qarkullon një video se Noizy po përgatit videoklipin e këngës së tij të re dhe përflitet se bashkëpunon me Loredanën dhe kjo është arsyeja e ardhjes së saj në Shqipëri.

Kujtojmë se Lori ka qënë partnerja e reperit Mozzik i cili pak kohë më parë u pajtua me Noizyn dhe sollën bashkë një këngë.

Si ndihet Mozzik që shoku i tij dhe ish-partnerja janë bashkë?
Këtë po pyesim edhe ne

Të ngjashme