Showbiz
Loredana hahet “dhëmbë për dhëmbë” me Nicki Minaj dhe Cardi B
9 Gusht, 2022 | 4:01 pm
Reperja me origjinë shqiptare, Loredana Zefi e cila po e zhvillon karrierën e saj në Gjermani, është momentalisht një nga reperet më të komentuara. Në listën e repereve më të dëgjuara të momentit rendit e shtata edhe Loredana.
Siç e shihni në këtë listë ka emra si Nicki Minaj, Cardi B, Doja Cat, Iggy Azalea, etj. Ky është një tjetër sukses për Loredanën, fama e së cilës është tashmë ndërkombëtare.
Ndërsa sa i përket jetës private Loredana po përflitet që është në një lidhje dashurie me Noizyn. Të dy artistët realizuan edhe këngën e tyre të parë “Heart Attack”.