Kryefjala Logo

Lisa Kujofska: “VIP-at shqiptarë të kërcënojnë me profile fallco”

6 Tetor, 2022 | 1:18 pm

Lisa Kujofska është një nga aktoret më të mira të humorit shqiptar. Momentalisht ajo jeton në Itali dhe për fat artin e saj ne kemi mundësi ta shijojmë nëpërmjet rrjeteve sociale, sepse Lisa që prej periudhës së pandemisë nuk është më pjesë e programeve shqiptare të humorit. Megjithatë e ftuar në “Ditë pas dite” Lisa është pyetur nëse ka marrë ndonjëherë mesazhe kërcënuese nga VIP-at që ajo imiton dhe si gjithnjë përgjigjia e saj ishte epike.

”Politikanët në pjesën më të madhe të injorojnë. Por ka dhe nga ata që më kanë sjellë mesazhe falenderimi edhe pse video mund mos të ketë qenë në favorin e tyre. Ndërsa dëngla kanë personazhet e showbizit. Nuk shkruajnë personalisht por me profile fallco, madje kalojnë edhe në ofendime personale duke më fyer fizikisht”, ka thënë Lisa.

Të ngjashme