Showbiz
Linda plas bombën: Blero donte të vinte në hotel me mua dhe pse ishte i martuar
11 Nëntor, 2023 | 1:47 pm
![](https://kryefjala.com/wp-content/uploads/2023/11/269977B5-8478-4749-8989-ADFEC28D9D92.jpeg)
Linda Halimi ka bërë një deklaratë shokuese në prime e mbrëmjes së sotme në “Big Brother VIP Kosova”. Ajo rrëfeu se para 13 viteve, Blero, i cili është gjithashtu konkurrent në BBVK, ka insistuar të hyjë në dhomën e saj të hotelit.
Sipas Lindës, këngëtari i ka kërkuar të pijnë një gotë verë dhe të qëndrojnë bashkë në dhomë.
“Kjo histori ka ndodhur jashtë shtëpisë së Big Brother. Kur punoja te emisioni i Teuta Krasniqit, para 13 viteve, Blero më ka çuar te hoteli ku rrija pas xhirimeve dhe ka insistuar si burrë i martuar, meqë po flet për martesën time, ka insistuar me ardh te dhoma e hotelit me mua. Victory hotel, e mban mend shumë mirë ti. Më the a mund të pimë nga një gotë verë dhe të rrimë pak bashkë te dhoma e hotelit”, tregoi Linda.
Blero e mohoi në mënyrë kategorike që kjo histori të ketë ndodhur.