Showbiz
Linda Halimi po mendon largimin nga Big Brother?!
20 Nëntor, 2023 | 12:11 pm
Linda Halimi i ka thënë Santianës se ka menduar ta lë lojën në mes. Këngëtarja zbuloi se arsyeja e vetme për ta lënë shtëpinë është vajza e saj, pasi siç tha ajo, i ka premtuar se do kthehet shpejt.
“E kam gënjyer për herë të parë në jetën time”, tha Linda në bisedën me Santianën. Nuk dihet ende nëse ky do të jetë një vendim përfundimtar por do ta shohim në vijim.
Kaimana është vajza e vetme e këngëtares të cilën Linda është përpjekur ta mbajë gjithnjë afër kulturës shqiptare, ndonëse e vogla ka lindur në Amerikë.