Kryefjala Logo

Linda Halimi: Jam ngacmuar nga producentët në prani të burrit, ja ç’thonin!

30 Mars, 2022 | 10:30 pm

Sonte në “Goca dhe Gra” ka qenë në një lidhje me skype këngëtarja Linda Halimi e cila prej disa vitesh jeton në Amerikë. Linda ka diskutuar me moderatoret arsyet e largimit të saj nga muzika. Ku nuk ka ngurruar të tregojë se është ngacmuar nga producentët.

Ajo ka treguar se është ngacmuar nga producentët në Amerikë të cilët I kanë kërkuar të udhëtojnë në fundjavë bashkë, të hanë darka në këmbim të këngëve. Kjo gjë ka ndodhur në prani të burrit të saj, pasi ky I fundit për të mos shkaktuar probleme nuk prezantohej si I tillë para tyre.

Tani më Linda nuk e ka një menaxher dhe nuk është duke bashkëpunuar me askënd, duke treguar se këto situate e kishin mërzitur së tepërmi. Edhe pse bashkëshortin e kishte patur suport dhe ai shpeshherë e ka ndihmuar për të gjetur të tjera shtëpi diskografike.

Të ngjashme