Lifestyle
Libri i Matthew Perry në vend të parë, lë pas biografinë e Britney Spears…
1 Nëntor, 2023 | 7:58 am
Libri i të ndjerit Mathew Perry është rikthyer në vendin e parë në listat e librave në SHBA dhe në Britaninë e Madhe. Fansat e tij rishikojnë rrëfimin e aktorit për jetën e tij pas vdekjes së tij tragjike në moshën 54-vjeçare.
Autobiografia e aktorit të “Friend është sërish një “bestseller” pothuajse saktësisht një vit pas publikimit të saj, duke tejkaluar kujtimet e shumëpritura të Britney Spears në renditjen e Amazon.
Kujtimet e Perry-t bënë bujë vitin e kaluar për shkak të sinqeritetit me të cilin ai përshkroi vështirësitë e tij shëndetësore gjatë raundeve të gjera mediatike.
Ai zbuloi se kishte shpenzuar 9 milionë dollarë duke u përpjekur të bëhej esëll, duke pranuar se kishte shkuar në rehabilitim 15 herë dhe kishte qenë në detoks 65 herë.