Leonardo DiCaprio flet për Vjosën: Ditë historike!

6 muaj më parë

Leonardo DiCaprio ka reaguar menjëherë pas shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar. Ai e quan një ditë historike shpalljen Park Kombëtar Vjosën, ndërsa falënderon të gjithë personat që kontribuan në këtë ngjarje të madhe.

“Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”, shkruan Di Caprio.

Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, është shpallur zyrtarisht Park Kombëtar, që do të thotë se nuk do të lejohet asnjë lloj ndërtimi që cënon këtë lumë, përfshirë këtu edhe HEC-et që krijuan një debat të madh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Të ngjashme