Showbiz
Ledri Vula: “Yll Limani njeriu i hiteve”
12 Prill, 2022 | 3:41 pm

Nuk ka kënaqësi më të madhe për një artist, kur përveç publikut merr lëvdata dhe vlerësime nga kolegët. Reperi Ledri Vula duket qartazi që vlerëson pafund punën dhe artin e kantuatorit, Yll Limani.
Në një story të publikuar në Instagram, Ledri e cilëson Yllin si njeriun e hiteve, njeriun që merr 1 milion klikime për 24 orë dhe Ylli nuk mund të jetë më i lumtur se kaq.
Dy ditë më parë Ylli ka publikuar këngën e tij të re, “-9” që si gjithnjë ka rrëmbyer vëmendjen e publikut dhe fansave të tij. Kënga ka aktualisht mbi 1 milion e 600 mijë klikime në YouTube.
Ndërsa sa i përket bashkëpunimeve me artistë të tjerë Ylli ka realizuar projekte me Elvana Gjatën, Dafina Zeqirin, Tunën, 2Po2, etj. Tani mezi po presim edhe një duet mes tij dhe Ledrit…