Showbiz
Ledri Vula dhe Sara Hoxha në krizë, ç’po ndodh me çiftin?
16 Tetor, 2023 | 2:04 pm
Pas pjesëmarrjes në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku u shfaq pa partnerin, publiku aludoi se marëdhënia e Sara Hoxhës me Ledri Vulën është në krizë.
Dyshimet u shtuan më shumë teksa këngëtari nuk e mbështeti influenceren as në mënyrë virtuale, madje Sara e ftuar në “Më lër të flas”, pyetjes së Veshajve u përgjigj e irrituar duke mos treguar arsyen e mungesës të Ledrit në premierë.
Madje Ledri në profilin e tij ka fshirë gjitha postimet me partneren.
Mirëpo ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale, Sara ua ka vënë “kapakun” të gjitha aludimeve për marrëdhënien me Ledrin.
“Mediat sociale na japin një perceptim të aksesit në jetët e njerëzve pa pasur marrëdhënie me ta, kështu që ne mendojmë se i njohim njerëzit bazuar në atë që ata zgjedhin të ndajnë.
Është një pamje e deformuar. Ka një milion shtresa për një person që nuk do të zbulohen kurrë nga postimet që ata bëjnë.”- ka shkruar Sara.
Kujtojmë që nga lidhja e tyre disa vjeçare, çifti kanë edhe një vajzë së bashku Poem Blu.