Showbiz
Larg nga njëri tjetri, Andi bën dedikimin prekës për Gresën
7 muaj më parë

Gresa dhe Andi nisën romancën e tyre në BB VIP Kosova, dhe që nga dalja çifti kanë jetuar çdo moment së bashku ndërsa ditën e djeshme janë ndarë për herë të parë, pasi Gresa u largua nga Kosova.
Ajo ka ikur në Itali ku do të angazhohet me punën e saj si modele.
Ikja e Gresës e ka mërzitur Andin, i cili e ka shfaqur hapur pikëllimin e tij. Ai ka publikuar në Instastory një video duke u kthyer nga aeroporti ku duket moti i zymtë.
“Edhe moti është i trishtuar gjithashtu”, ka shkruar Andi krahas videos duke emocionuar ndjekësit dhe publikun e tyre të shumtë.