Showbiz
Lajm i trishtë për artin shqiptar, largohet nga jeta artistja e njohur
9 Qershor, 2022 | 2:09 pm

Një lajm i zi për artin shqiptar. Është ndarë nga jeta, akrobatja e njohur e cirkun shqiptar, Vitore Sallaku. Ajo ishte një nga pionieret e cirkut shqiptar e specualizuar në Kinë.
Së bashku me bashkëshortin e saj, Skënder Sallaku, ishin artistët më në zë të vendit. Skënder Sallaku ishte aktor dhe komedian i estradës së Tiranës, i cili ndërroi jetë në vitin 2014.
Vitore Sallaku mbylli sytë pa bërë shumë bujë.Ajo ishte vajza e profesorit Lorenc Rasha, i cili u pushkatua në kohën e diktaturës. Sallaku shkëlqeu në për më shumë se 35 vite në skenë, pasi numrat e saj kanë qenë të jashtëzakonshme.