Kryefjala Logo

Ky është ushqimi tradicional shqiptar që pëlqen Yuri Kim

4 Korrik, 2022 | 8:15 pm

Ambasadorja e Amerikës, Yuri Kim ishte e ftuar këtë të hënë në hapjen e sezonit të pestë të “Pushime On Top” në Top Channel.

E pyetur nga Ori Nebijaj se cila është pjata e saj e preferuar në Shqipëri ajo u përgjigj pa u menduar dy herë. “Më pëlqen flija. Një njeri që të do shumë, mund të bëjë fli për ty. Çdo njeri që më ka dhënë fli, e di që është një demonstrim dashurie, ndaj e vlerësoj shumë”, u shpreh ajo.

Ndërsa përsa i përket vendit të preferuar në Shqipëri, ambasadorja tha se ajo është e dashuruar me Veriun e Shqipërisë pasi edhe vetë është veriore dhe sipas saj “malësorët” janë të gjithë njësoj.

Të ngjashme