Kryefjala Logo

Ky është personazhi publik shqiptar që është veshur historikisht me Vivienne Westwood…

30 Dhjetor, 2022 | 11:40 am

Ka ndërruar jetë në Londër në moshën 81 vjeçare stilistja e njohur dhe tepër avangarde, Vivienne Westwood. E njohur për stilin e saj “punk” Westwood frymëzoi miliona njerëz në botë ndër të tjera edhe personazhe të njohur publikë. Dita Von Teese në ditën e dasmës së saj me Marilyn Manson u vesh me një krijim të Westwood, Pharrell Williams, Sarah Jessica Parker (në filmin “Sex and the City”), look-un e saj më ikonik ja besoi stilistes së njohur.

Ndërsa ne në Shqipëri e dimë të gjithë se cila artiste na përfaqëson më së miri në fushën e “fashion” dhe ajo është, Jonida Maliqi. Maliqi duket se është bërë nostalgjike dhe nëpërmjet Instagramit të saj na ka treguar se si është veshur ndër vite me Vivienne Westwood. E në fakt tani që e sheh duket shumë “cool”…

52695F91 E52F 409F BB8A 906E5D00CD47 A1B78766 2191 4177 A278 38A3580AB885 FE81A6CB C3B9 4503 982C 285BA3D39DBB E9BC6756 4970 495A 87C2 E19B62D6784B

Fustanin jeshil të Vivienne Westwood, Jonida Maliqi e ka veshur edhe në klipin “Një orë më shumë”, një këngë me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Darko Dimotrov.

Të ngjashme