Showbiz
Ky është mesazhi që këngëtarja shqiptare ka për ju…
16 Qershor, 2022 | 9:34 am

Loredana ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto me një nga veshjet e garderobës së saj, por që ka një mesazh domethënës. ”Kryeni marrëdhënie çdo ditë”, shkruhet në bluzën e Loredanës dhe kjo shprehje për reperen është e duhura.
Lori njihet për natyrën e saj të çmendur dhe ekstravagante si në veshje ashtu edhe në stil. Jo më kot faqe të ndryshme në Instagram komentojnë gjithnjë veshjet dhe jetën e shtrenjtë që ajo bën.
Sot në mbrëmje pritet të lançohet edhe dueti i shumëpritur i saj me Noizy-n “Heart Attack” që ende pa u publikuar ka marrë vëmendjen e publikut dhe po përflitet gjithashtu edhe për një romancë mes tyre. Në të njëjtën kohë na duhet të kujtojmë se ky është dueti i dytë i saj me një këngëtar nga Shqipëria, sepse Loredana ka bashkëpunuar më parë me ish-partnerin e saj, Mozzik ndërsa bashkëpunimet e tjera i ka të gjitha të huaja pasi karrierën e saj ajo po e zhvillon në Gjermani.