Showbiz
Ky është fiksimi i verës së Elvana Gjatës!
31 Korrik, 2022 | 9:51 am
Mos u përpiqni ti tregoni të kundërtën, Elvana Gjata e ka treguar tashmë se cili është fiksimi i jetës së saj. Janë këto çizme me push, që Elvana i paska ngjyra-ngjyra në garderobën e saj.
Përshembull në koncertin e saj të fundit në Gjakovë këngëtarja është shfaqur me një “body” shumë sensual dhe provokues, kur ç’të shohësh nga këmbët shfaqen çizmet e saj me pupla që këtë herë janë jeshile.
Këngëtarja gjithnjë ka bërë tendencë jo vetëm me këngët por edhe me look-un e saj, e mesa duket detaji që po luan këtë herë janë puplat, të cilat janë tejet në modë këtë sezon.
Ndërsa detaji që të binte në sy gjatë verës së vitit 2018-të ishte tutuja. Në 90% të koncerteve Elvana vishej me tutu, që e kombinonte me taka dhe atlete.
Ndërsa në verën e vitit 2019-të detaji që shoqëronte performancat e Elvanës ishin përsëri puplat por këtë herë ajo në çdo koncert i mbante në formën e pelerinës.