Showbiz
Ky dedikim i Elvanës na bëri pak konfuzë këtë të diel…
2 Prill, 2023 | 9:42 am
Elvana Gjata është nga ato artiste që dhe pse emocion fort me tekstet dhe këngët e saj, nuk ka preferuar të flas kurrë për jetën e saj private. Por këtë mëngjes vumë re një status (jo të zakonshëm) të këngëtares.
“Kam luftu për ty, por ti kurrë nuk ke dasht”, shkruan Elvana në Instastory. Nuk e dimë nëse ky është një dedikim personal apo paralajmërimi i një këngë të re që mund të kemi së shpejti prej saj.
Kënga e fundit e saj është bashkëpunimi i fundit me Dhurata Dorën “Luj, Luj” pjesë e albumit “Dhurata” dhe së shpejti pritet të dalë edhe bashkëpunimi i saj i parë me Noizyn. Por me siguri që nuk do të mungojnë edhe hitet e saj solo, duke marrë parasysh verën që do të kemi përpara.