Showbiz
Kush u vesh më bukur në premierën e filmit? Sondazhi i lexuesve të Kryefjala.com vlerëson Jori Dellin
11 Tetor, 2023 | 11:19 pm
Tapeti kuq është gjithmonë i rëndësishëm nëpër evente, madje kthehet edhe në një pasarele. Në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, Lori Hoxha, Kiara Tito, Olta Gixhari, Sara Hoxha, Jori Delli, Dea Mishel ishin disa nga vajzat që dalluan me pamjen e tyre.
Pasditen e djeshme Kryefjala.com hapi një sondazh për vajzat e veshura më bukur e ajo që shkëlqeu.
Mes dyshes Sara Hoxha dhe Olta Gixhari është zgjedhur Sara me 75% si e veshura më bukur.
Mes dyshes Kiara Tito dhe Lori Hoxha sërish me 75% është zgjedhur Kiara.
Mes dyshes Dea Mishel dhe Jori Delli ka fituar Jori me plot 85%. Madje Jori me këtë shifër është përzgjedhur nga lexuesit e Kryefjala.com si e veshura më bukur nga personazhet e tjerë.