Showbiz
Kush shkëlqeu dhe kush u vrenjt në eventin e dyqanit të Marina Vjollcës
29 Maj, 2022 | 3:09 pm

Pak ditë më parë Marina Vjollca organizoi një event për dyqanin e saj për të prezantuar koleksionin e ri. Prezent ishin disa nga figurat më të njohura në showbizz dhe jo vetëm.
Sigurisht në evente mode të gjithë përpiqen të duken perfekt por ka nga ata që qëllojnë ka dhe nga ata që përpiqen e s’ndritin asgjë. Zakonisht si rasti dytë ka më shumë. Një event para dyqanit, ama nuk munguan fustanet e ballove e xixat.
Më poshtë le të bëjmë një koment të veshjeve të vajzave, të para nga këndvështrimi ynë:
– E zeza të nderon gjithmonë!
-Amarda Toska, e thjeshtë dhe plot finesë.
-Luana Vjollca, bukur, por ato këpucët mund edhe ti kishe ndërruar me një palë stiletto.
-Drilona Boci, ngjyra, ngjyra pak pa lidhje, vërtetë jemi në pranverë ama jo çdo ngjyrë përdoret rrëmujshëm.
-Beniada, bukur pastër!
-Jonida Maliqi trend si gjithmonë!
-Viola Spiro, si karamele e ëmbël e kombinuar mirë.
-Rovena Dilo, veshje serioze, çanta e tepërt (na solli ndërmend faturinot e autobusit)
-Orinda Huta, nga plazhi direkte në event
Irma Libohova dhe Era Rusi na kujtuan hallat që vijnë nga Italia dhe kanë blerë veshje vetëm për në Shqipëri.
Kiara Tito: e tepruar, fiks si “vjehrra na la, po unë do shkoj në event!)
Monika Lubonja fiks si Xixëllonja që këndonte Gili dikur.
Manjola Nallbani fustan i lezetshëm, por kombinim i gabuar me këpucët!
Pra kush shkëlqeu e kush u vrenjt duhet ta kuptoni. P.s Asgjë personale, nuk jam ekspert mode ama dhash mendimin tim. Ashtu e ndjeva, ashtu e bëra!