Kryefjala Logo

Kush është personi që po shoqëron Arbenitën me pushime?

17 Janar, 2024 | 8:49 am

Arbenita Ismajli i dha fund martesës me ish-reperin e njohur Fero me shumë polemika publike, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që ky i fundit ushtronte mbi të. E ndërsa Fero ndryshoi krejtësisht jetën e tij duke u shkëputur nga muzika e duke iu kushtuar fesë, thuhet se tashmë ka gjetur dhe një partnere të re, e cila i përket gjithashtu besimit islam dhe është martuar.

Por me sa duket edhe Arbenita ka ecur përpara,sepse modelja është aktualisht duke shijuar  pushime jashtëkufijve. Ajo ka postuar së fundi  disa foto në Instagram, duke ekspozuar format e saj perfekte trupore teksa  kishte veshur një palë bikini në ngjyrë të rozë.

Në disa nga fotot, Arbenita ka treguar se në këto pushime po shoqërohet nga vajza e saj, Nina dhe shoqja e saj e ngushtë.

Të ngjashme