Kryefjala Logo

Kush është “Mariana” që i këndon Drake me simbolet shqiptare?

3 muaj më parë

Reperi kanadez Drake ka zgjedhur një nga format më të bukura për të na “përmalluar”, edhe pse mund të mos jetë edhe e qëllimshme data e përzgjedhur për publikimin e videoklipit të ri.

“Polar Opposites”është kënga e tij e re dhe ajo çka bie fuqishëm në sy, janë detajet me motive shqiptare, kryesisht në xhaketën që ai mban veshur, dhe po ashtu edhe modelët shoqërues.

Drake është i veshur me një xhaketë të kuqe ‘gjak’, ku pas saj është e stampuar shqiponja e zezë dykrenare, njëjtë si në flamurin e Shqipërisë.

Në vargje është kujdesur të flasë për Prishtinën dhe njëfarë Mariana(kush është Marianaaa?!) dhe ai i thotë:

“Ose unë po e lexoj gabim mesazhin tënd

Ose veprimet e tua janë çorientuese

Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë,

Por, di vetëm se tensioni po rritet…”

Të ngjashme