Kush është këngëtarja që pretendon se Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka e kanë mashtruar?

3 muaj më parë

Faleminderit Vera Grabocka!
Nuk është ky rasti i këngëtares Xhesika Polo e cila për herë të parë ka zbuluar hatërmbetjen e saj me regjizoren Vera Grabocka dhe moderatoren Alketa Vejsiu.

E ftuar tek Aulona Musta,”Natën me Aulonën”,këngëtarja nuk u kursye aspak rreth dyshes më të famshme të ekranit.

Xhesika tregon se nuk ka marrë trajtimin e merituar nga stafi i “X-Factor” dhe në vitin që Vera Grabocka mori “Festivalin e Këngës”,Vejsiu e ftoi për një takim dhe aty u hap edhe tema e festivalit.

Xhesika Polo pretendon se Alketa Vejsiu i kërkoi të bënte një këngë të cilën këngëtarja e realizoi dhe mori madje çmim të parë në Maqedoni,por kur pa listën,emri i saj nuk ishte..

Në telefonatën që këngëtarja i bëri Vejsiut,Xhesika tregon se Alketa i tha se kishte këngë shumë të bukura dhe kënga që ajo dërgoi thjesht doli e tepërt.
“Unë i besova, ndonjëherë është më mirë të besosh një gënjeshtër se të gërmosh kot” tha ndër të tjera Xhesika Polo.

Të ngjashme