Kryefjala Logo

Kush e hodhi në erë biznesin e reperit? Noizy akuzon Cllevion

8 Qershor, 2022 | 10:53 am

Pas ngjarjes së mëngjesit të sotëm ku biznesi i reperit Noizy u hodh në erë,detaje të reja po dalin nga qyteti i Durrësit ku ndodhi dhe ngjarja.

Dyqani “Illyrian” është hedhur në erë dhe si pasojë dëme ka patur edhe lokali i Noizy-t “Rigels Shisha Lounge” pra janë dy biznese të dëmtuara,jo vetëm një.

Noizy ka dëshmuar përpara forcave të rendit ku ka thënë se i vetmi person me të cilin ka konflikt është Kleviol Ahmetaj i njohur si “Cllevio Serbiano”

Kujtojmë se pas përballjes fizike mes dy reperave pak ditë më parë,Noizy dhe babai i tij Bashkim Rajku po hetohen në gjendje të lirë pasi Cllevio bëri kallëzim në polici.

Pak më vonë,vetë reperi “Cllevio” u shoqërua në polici pasi kishte shkelur masën “Arrest shtëpie”

Të ngjashme