Kush e fitoi “Dancing With The Stars” nga anëtarët e jurisë

1 muaj më parë

“Dancing with the Stars” ashtu si çdo program tjetër është shoqëruar me polemika. Por veç konkurrentëve kanë tërhequr vëmendjen edhe antarët e jurisë Kledi Kadiu, Armand Peza, Dalina Buzi dhe Valbona Selimllari.

Le të themi që juria ka qenë një surprizë e vërtetë. Kledi Kadiu me profesionalizmin dhe qetësinë e tij ka arritur të mbaj lidhur publikun. Armand Peza herë pas here me teprimet e tij që i ka kthyer në komplimenta më pas sërish ka arritur të tërheq vëmendje.

Dalina Buzi me paraqitjen e saj çdo javë sigurisht që ngjalli kuriozitet. Impulsive dhe e drejtpërdrejtë, pa u dridhur qerpiku ka treguar edhe një herë reputacionin në çdo skenë që shkel.

Ndonse qershia mbi tortë ka qenë Valbona Selimllari e njohur si Bobi.

Valbona filloi butë e me standart, por imitimi i Xhemit e bëri hit në Instagram dhe tik tok. Pas kësaj debati disa minutësh me konkurentët dhe Borën e shndërruan në një personazh shumë dinamik dhe super viral në rrjetet sociale.

Por gjithësesi, fitues veç Sarës kanë qenë edhe pjestarët e jurisë, disa herë u kritikuan e disa herë u komplimentuan, ama arritën të krijonin një lidhje të fortë me publikun.

Të ngjashme