Showbiz
Kupat e “Dance Albania” mbajnë ende emrin “Dance with Me”
11 Tetor, 2022 | 9:50 am
Bukur, shumë bukur konkurrentët e “Dance Albania” duket sikur po ndjekin paralelisht dy programe. Ata janë në “Dance Albania” (emër që u ndërrua çuditërisht javën e dytë), por kupat i marrim me emrin “Dance with Me”.
Këto gabime nuk i falen një produksioni të madh e aq më tepër një televizioni kombëtar por tani besoj është shumë vonë për t’i ndryshuar pasi ato jan stampuar me emrin e parë të programit.
Megjithatë e rëndësishme është që surprizat e këtij programi nuk do shterrojnë dhe ne do jemi gjithnjë një hap përpara produksionit për t’ua treguar.