Showbiz
Kunja e fundit e Mozzik për Noizyn ishte shumë e hidhur!
11 Gusht, 2022 | 10:54 am
Tashmë dihet që raporti mes Noizyt dhe Mozzik është prishur e mendohet se shkaku është Loredana edhe pse thonë që ka qenë thjeshtë çështje korrektësie.
Gjithësesi kunjat mes tyre nuk kanë munguar. Noizy e quan veten “King”, e një postim i Mozzik na bën të mendojmë se po hedh një kunjë shumë të hidhur kundrejt tij.
“Koha të ngre veshin. Edhe Çezari ishte dikur Perandor. Por, sot porositet si një sallatë”, ka shkruar Mozzik. Le të presim kundërpërgjigjen tani!