Kryefjala Logo

Ku u zhdukën yjet e “Kripëmjaltëzave” Ajsi dhe Boni, fëmijët më të famshëm të Shqipërisë në vitet 2000? Ja cfarë janë duke bërë ata sot

23 Shtator, 2021 | 12:46 pm

“Kripëmjaltëzat” janë një grup artisik , I përbërë nga fëmijë e adoleshent që u krijua nga regjizori dhe aktori i mirënjohur Leonard Bombaj. Në vitet 2000 ky i fundit formojë klasa artistike që fëmijët e asaj kohe me dëshirën për aktrim, këndim dhe skenën të kishin mundësi të “gdhendnin” talentet e tyre.

Nga vitet 2004-2007 “Kripëmjaltëzat” patën sukese të njëpasnjëshme në videoclipe këngësh, shfaqje për fëmijët duke bërë madje dhe ture në të gjithë Shqipërinë. Dy nga fëmijët që spikatën asokohe ishin Ajsi Xhaxhaj dhe Bonald Përkola (Boni). Të dy u bënë yjë të grupit teksa publiku i moshës së tyre i adhuronte, me një famë që kapërceu kufijtë e Shqipërisë e duke vazhduar në të gjitha trevat e tjera shqipfolëse.

Por ku u zhdukën dy personazhet e dashur për publikun?

Boni tashmë prej vitesh është shkëputur nga aktrimi dhe skena, kjo pasi sic shprehet ai arti tashmë ka filluar të “mallifikohet” ndaj dhe është larguar. Pas disa projekteve që vijuan disa vite më vonë me programin “Fresk Fare” dhe një film të quajtur “Pijanecë të ajrit të egër”, Boni la pas skenën dhe tashmë jeton në Frankfurt të Gjermanisë ku po përmbyll studimet në Shkenca Politike. Ai shprehet se pas 1 viti bachelor në Shqipëri vendosi të vijojë studimet në Gjermani pasi Universiteti i Tiranës renditët në një nga të fundit në Ballkan.

A368E286 7542 4434 9716 848F32D22531 39EEAC06 6A57 45B3 AC1B 197FFF15BC5C 48142584 8AB7 49E2 9AA0 3CF8001822D5

Ajsi Xhaxha ndryshe nga Boni, është përfolur edhe pas shumë vitesh nga ndarja me Kripëmjaltëzat. Të gjithë e mbajmë mend akuzat që ajo bëri disa vite më parë Leonard Bombajt për përdhunim në kohën kur bënin shfaqje nëpër qytete dhe ajo ishte ende e mitur. Në këtë histori u përfshi dhe reperi Stresi i cili ishte në krah të Ajsit. Leonard Bombaj në cdo studio televizive ka mohuar akuzat duke fituar gjithashtu edhe gjyqin ndaj padisë së Ajsit dhe Arkimed Lushës. Megjithatë Ajsi e la prap këtë histori por pa rënë dakort me rezultatin e gjyqit.

Ajo gjithashtu ka kryer studimet për Sociologji ndërsa I është rikthyer aktrimit në  filmin “Jeto ndryshe” të Drilon Hoxhës ku mban rolin e bashkëshortes së këtij të fundit. Madje ish ylli i Kripëmjaltëzave u aludua për një lidhje dashurie me Drilonin .

AAD061DD 1DA9 4307 B268 273064C62AC6 E0338FF3 D89B 4E6D A818 27A16A71C02A 9AA894AF B4B0 4B55 BB7C EA3CAF010D9E 93D33F67 5A26 4765 A9CA 3482FCD09F25 D59EBC8E 6C69 4EAF B4BD 01B36E6DACB0

Të ngjashme